“Më 28 nëntor do të flasë populli”/ Vijon marshimi në Tiranë, 177 ditë protestë kundër Ramës

by Nexhat

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 177 ditësh, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur dhe kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës.

Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar marshimin në kryeqytet, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisë.

banner

Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur edhe thirrjen “Më datë 28, Rama e di vetë”, duke paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare më 28 nëntor kundër qeverisë.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Ditën e Pavarësisë.

Ndërkohë, marshimi në rrugët e Tiranës vijon me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy