Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton për reshje bore në zonat malore dhe apelon për kujdes në rrugë

by Nexhat

Reshjet e para të borës kanë filluar në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të vendit.

“U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në segmentet ku mund të ketë ngrica”, thuhet në njoftimin e MI-së.

banner

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë, të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave sipas gjendjes së rrugëve”, thekson MI.

Pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars.

“Para nisjes, kontrolloni gjendjen e gomave. Gjatë vozitjes, përshtateni shpejtësinë me kushtet e rrugës, mbani distancë më të madhe dhe shmangni frenimin e menjëhershëm”, thekson MI.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy