Tifozët më të vëmendshëm mund ta kenë vërejtur se Juventusi i zëvendësoi grafikat e zakonshme të formacionit me një seri portretesh të vizatuara nga fëmijët vendas, para dhe gjatë fitores 4-0 ndaj Venezias në shtëpi. Ja arsyeja që qëndron pas kësaj iniciative.
Juventusi ishte përfshirë në disa aktivitete bamirësie gjatë fundjavës.
Klubi mori pjesë në festimet për Ditën Botërore të Fëmijëve, të premten më 20 nëntor, duke i ftuar në qendrën stërvitore fëmijët nga qendra Punto Luce, e cila ndodhet në lagjen Vallette të Torinos.
Gjithashtu, Juventusi organizoi një konkurs me emrin “Vizato idhullin tim”, duke i ftuar anëtarët e rinj të klubit, fëmijët nga qendra Punto Luce, të rinjtë e akademisë dhe fëmijët e punonjësve të klubit që të vizatonin futbollistin e tyre të preferuar nga ekipet e para, të meshkujve ose të femrave.
Një përzgjedhje e vizatimeve të dërguara u shfaq në ekranet gjigante të stadiumit dhe në rrjetet sociale, duke zëvendësuar grafikat e zakonshme të formacionit, në fitoren 4-0 ndaj Venezias të dielën.
Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të partneritetit mes Juventusit dhe organizatës “Save the Children Italia”.

