“Unë kam me të pritë, vëlla, edhe pse jam 87 vjeç”, fjalët rrëqethëse të Daut Krasniqit për Jakupin

by Nexhat

“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me ta ni zanin, me të përqafu. Kjo derë dikur hapej pa trokitë. Por sot, për me hi në shtëpinë tem, duhet me kërku leje”.

Kështu e nisi monologun në Fiks Fare, Daut Krasniqi, 87 vjeç, vëllai i Jakup Krasniqit, i dënuar padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

banner

Ai priti me bastun në dorë prej më shumë se 72 orësh, për të takuar vëllanë, i cili shkoi në Kosovë për shkak të sëmundjes së bashkëshortes.

“Thuaji atij që sot e quan veten zot të kësaj shtëpie se unë nuk jam i huej. Me ty kam pi të njëjtin gji të nanës, në të njëjtin djep jemi përkundë, bukën e kemi nda përgjysmë. Teshat e mia i ke veshë ti, e të tuat unë. Jam Dauti, Jakup. Vëllai yt!”.

Ai tregoi në Fiks Fare përjetimet gjatë orëve para banesës së Jakupit. “Kur isha te porta, përfytyrova flokët e tu, fytyrën dhe zanin që dikur më thërriste. Deshta veç me të kapë për qafe e me të thanë: ‘Qysh je, bre vëlla?’. Por u largova, me zemrën copë. Jo pse nuk deshta me të pa, por pse nuk deshta me të sjellë telashe. Due veç me të pa, me ta shtrëngue dorën ,nuk due që vitet e fundit të jetës sime të kalojnë pa ta dhanë edhe një përqafim”, tha Dauti, me zërin që i dridhej dhe me lot në sy, raporton Top Channel,

Në fund, ka një tjetër mesazh për vëllanë. “Unë kam me të pritë, vëlla edhe pse jam 87 vjeç”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy