Gazetari Valon Syla, ka vazhduar polemikat me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, rreth disa deklaratave që gazetari i ka bërë mbrëmë në Pressing në T7.
Syla, në postimin e tij, ka shprehur respekt për viktimat që janë vrarë pas luftës, dhe familjet e tyre, porse, Abdixhiku e as Vjosa Osmani s’mund t’i fitojnë zgjedhjet me këto çështje.
Syla, i është përgjigjur akuzave të Abdixhikut, duke mohuar se ai ka agjendë ndaj LDK’së, dhe duke shtuar se, LDK’ja është ajo që ‘’ më së shumti po cenohet nga vetë egoizmi i Abdixhikut’’.
Postimi i plotë:
Për Abdixhikun e të pameve, viktimave dhe defave.
Mos i keqpërdorni kufomat për zgjedhje… ishte deklarata ime në T7.
Respekt për viktimat, dhe familjet e tyre po me keto Lumir nuk mund ti fitoni zgjedhjet as ti as Vjosa më sepse e keni stërtepruar. Sepse ata i përdorni vetëm për zgjedhje. Dhe nuk e zgjidhët asnjë rast sa ishit mbi 25 vite në pushtet.
Akuzat e Lumir Abdixhikut, i cili mundohet nga të pamet e viktimave nga LDK-ja, për të cilët duhet të ketë respekt dhe kujdes të veçantë secili prej nesh, e sidomos ai – nuk shkohet në dajre me defa, menjëherë pas takimeve përkujtimore siç e bëri Abdixhiku.
E dyta, akuzë nga ai është se paskam agjendë ndaj LDK-së. Edhe kjo s’është e vërtetë. Sepse LDK-ja më së shumti po cenohet nga vetë egoizmi i Abdixhikut, të cilin e kritikoj. Ai ka agjendë vetëm për atë që ulet në fotelen e kryetarit të LDK-së, i cili gjatë mandatit na rrejti të gjithëve se është opozitë e vërtetë, e që në fund, përfundoi në sqetull të Albin Kurtit… dhe për poshtërimin mori vetëm përzënie nga Albin Kurti, ai dhe të gjithë kandidatët që u mundua t’i bënte president bashkë me Kurtin.
Prandaj, këto fore me të cilat Abdixhiku pandalshëm për humbjet e tij mundohet t’ua lërë gazetarëve, komentatorëve politikë dhe analistëve, është e ulët, e poshtër dhe dëshpëruese, po aq sa është e ulët dhe dëshpëruese të bësh politikë me viktima vetëm kur ju nevojiten për zgjedhje.
Mos harro, jemi në vitin 2027. E ti edhe podkastin e mbylle sepse as ai s’të ndezi. E tash iu ke kthyer viktimave dhe defave.
Ti ske mbet as për të pame, as për dajre. E as me kritiku më dikend. Ndoshta është mirë me reflektu te shtëpija ku e kalon shumicën e kohës.
Ndryshe, Syla mbrëmë ka folur për vrasjet e ndodhura pas luftës, duke i komentuar vrasjet e zyrtarëve të LDK’së.
“Respekt për viktimat, por u bë boll më. Nuk është kjo temë më për vitin 2027. Janë vrarë këta e ata. Më shumë janë vrarë veteranë të UÇK-së gjatë luftës dhe pas luftës, janë vrarë edhe të LDK-së. Ata janë vrarë si kosovarë, nuk janë vrarë si LDK. Disa janë kanë UDB’së që janë fshehur pas LDK’së. ”, është shprehur Syla.
Ndaj këtyre deklaratave, sot ka reaguar Abdixhiku, i cili mes tjerash, në postimin e tij në Facebook ka kërkuar edhe veprim institucional.

