4 të arrestuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, PSRK: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan – janë siguruar prova materiale

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër personave tjerë për vrasjen e Arlindaj Zekajt në Pejë.

Prokuroria tha se arrestuan ata “pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore” dhe se i ndaluan ata për 48 orë.

banner

“Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S., dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale ’‘Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së , ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M.P. dhe G.B. dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, tha Prokuroria.

Ky institucion shtoi gjithashtu se gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet.

“Në kuadër të procedurës penale, Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy