Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kurti udhëton drejt Brukselit

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.

Kështu ka njoftuar vetë zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

banner

Ndryshe, liderët e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në një samit në Bruksel, i cili shihet si një mundësi tjetër që institucionet e bllokut evropian të riafirmojnë përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura për vendet e rajonit, nëse ato përparojnë në reformat e nevojshme për t’u afruar me strukturat evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy