“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestë kundër vrasjes së grave, protestuesit para Qeverisë kërkojnë drejtësi

by Nexhat

Në organizimin e Rrjetit të Grave të Kosovës, në Prishtinë po protestohet kundër vrasjes së grave.

Protesta ka nisur nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, me thirrjen që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare.

banner

Kjo protestë po mbahet me në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke kërkuar drejtësi, mbrojtje dhe llogaridhënie institucionale për rastet e vrasjes së grave, shkruan BetimipërDrejtësi. Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestuesit lëvizën drejt objektit Qeverisë, teksa mbajnë pankarta në duar dhe brohorasin thirrjet për drejtësi.

Kërkesat që janë paraqitur në këtë protestë janë: njohja e femicidit në Kodin Penal- pra të futet vrasja e grave si vepër e veçantë penale, të krijohet mekanizmi “Femicide Watch”- i cili mbledh dhe analizon të dhënat e vrasjes së grave, të ndahet buxhet i mjaftueshëm dhe i qëndrueshëm për shërbimet e mbrojtjes (të caktohen dy punonjës socialë shtesë në secilën nga 37 komunat dhe katër në Prishtinë), si dhe të zbatohen ligjet dhe të ketë institucione që mbajnë përgjegjësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy