Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin

by Nexhat

Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj që parasheh mundësinë e zgjedhjes së lirë të mjekut dhe spitalit nga personat e burgosur, me kusht që shpenzimet për këto shërbime t’i mbulojnë vetë të burgosurit.

Sipas arsyetimit të projektligjit, personat që janë të privuar nga liria nuk kanë burime aktive ekonomike, ndaj përfitojnë shërbime shëndetësore pa pagesë.

banner

Ndërkaq, ndryshimet e propozuara parashohin që të burgosurit të kenë mundësi të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin, pavarësisht nëse mund t’i përballojnë kostot e këtyre shërbimeve.

Projektligji vlen vetëm për shërbimet shëndetësore brenda vendit, raporton Top Channel,

Ndërkaq, për personat që paraqesin rrezikshmëri të lartë, kjo mundësi duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit paraprak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy