Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për Fatime Kryemadhin, nënën e ish-deputetes Monika Kryemadhi, duke e dënuar me 5 vite burgim për akuzën e pastrimit të parave.
Vendimi është marrë këtë të enjte, më 26 nëntor. Fillimisht, gjykata e dënoi me 7 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 5 vite.
Megjithatë, për shkak të moshës, GJKKO ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e kaluar Fatime Kryemadhin në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.
Fatime Kryemadhi ishte marrë e pandehur në një çështje që lidhet me hetimet për pasurinë e familjes Meta-Kryemadhi. Në përfundim të gjykimit, SPAK kishte kërkuar dënimin e saj me 7 vite e 6 muaj burgim, si dhe konfiskimin e pasurive të konsideruara me burim të pajustifikuar.
Ndërkohë babai i deputetes, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho është shpallur i pafajshëm.

