Ky gjest nuk do të bëhet në të gjitha ndeshjet, por vetëm në raste të veçanta
Edhe këtë sezon, Premier League do të vazhdojë betejën e saj simbolike kundër racizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit duke i lejuar lojtarët të gjunjëzohen para ndeshjeve.
Gjesti i ndërgjegjësimit, i lindur në solidaritet me lëvizjen për të drejtat e “Black Lives Matter”, nuk do të bëhet para të gjitha ndeshjeve, por vetëm në raste të veçanta, siç specifikohet nga vetë liga angleze, për të siguruar rëndësinë maksimale të mundshme të mesazhit.
“Qëllimi është të përforcohet mesazhi se racizmi nuk ka vend në futboll dhe në shoqëri”, thane nga Premier, duke pranuar kështu kërkesën e kapitenëve të 20 klubeve të ligës angleze.
Lojtarët do të gjunjëzohen para fillimit të të gjitha ndeshjeve në ditën e parë të ndeshjes këtë fundjavë, por më pas do të zgjedhin momente specifike të sezonit për të përsëritur gjestin, i cili është bërë pjesë integrale e ritualit para ndeshjeve në Angli.