Federata e Boksit e Kosovës, njofton se më 23 shtator, në kuadër të Kampionatit Evropian Sofia 2026, kampionja Mesdhetare e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të ngjitet në ringun “B”, nga ora 13:30, në një duel të rëndësishëm për sigurimin e medaljes.
Kategoria: 60 kg – në Çerekfinale Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren nga Holanda, Maund van der Toorn, në një sfidë vendimtare për kualifikimin në gjysmëfinale dhe sigurimin e një medaljeje në këtë Kampionat Evropian.
Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, shpreson dhe beson se Donjeta do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe do të sigurojë një vend në gjysmëfinale

