Zëvendësi i Nagavcit thotë se çmimet e librave do të jenë të shtypura në kopertina, prindërit aplikojnë në e-Kosova

by Nexhat

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, ka dhënë detaje për mënyrën sesi librat do të mbërrijnë deri te nxënësit, duke thënë se Ministria ka ndaluar duke pranuar oferta të paarsyeshme.

Zëvendësi i Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook tha se çmimet do të shtypen në kopertinën e librit dhe nuk mund të rriten.
Ai ka thënë se libri “Shoqëria dhe mjedisi 2” është ofruar 27 euro, duke thënë se librat kurrë nuk kanë qenë falas, por është paguar shtrenjtë për to.

banner

Tutje ai ka shtuar se rreth 800 mijë qytetarë kanë qasje në e-Kosova, po ashtu tregoi se është e rregulluar me ligj ku paratë e transferuara në xhirollogari nuk mund të merren nga përmbaruesi.

Çështja e librave ka ngjallur debat në Kosovë, opozita po e kritikon Qeverinë për krijim të vështirësive për prindërit dhe nxënësit.
POSTIMI I PLOTE
Librat asnjëherë nuk kanë qenë falas, ato janë blerë me taksat tona, madje janë blerë shtrenjtë dhe gjithçka ka ndodhur në mjegull.
Këtë vit kemi pranuar oferta të paarsyeshme:

  • Libri “Shoqëria dhe mjedisi 3” është ofertuar 27,00 euro.
  • Libri “Fizika 9” është ofertuar 18,00 euro
  • Libri “Matematika 4” është ofertuar 17,50 euro
  • Libri “Matematika 3” është ofertuar 12,00 euro
  • Libri “Gjuha boshnjake” është ofertuar 30,00 euro
    🚩Sigurisht këto nuk do të mund të blihen nga buxheti i shtetit sepse është abuzim.
    ➡️Çfarë po bëjmë?
    Po i denoncojmë çmimet e larta dhe të papranueshme. Po i transferojmë mjetet për blerjen e librave tek prindërit. Po sigurohemi që përzgjedhja e librave nga aktivat profesionale/mësimdhënësit të jetë e duhura. Çmimet do të shtypen në kopertinën e librit dhe nuk mund të rriten. Po sigurohemi që mjetet e transferuara të jenë të mjaftueshme për blerjen e teksteve për secilën klasë.
    ➡️Si po e bëjmë?
    Përmes platformës eKosova. Në një proces që zgjat më pak se 10 min, aq më lehtë që tashmë platforma ka 797 mijë përdorues dhe prindërit përfitojnë nga skemat e mbështetjes për fëmijë. Pra, algoritmi i sistemit është gati. Mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit dhe as nga bankat sepse kjo tashmë është rregulluar me ligj. Pas lansimit të platformës do të publikohet manuali i aplikimit.
    ☑️Planifikimi?
    Të gjitha reformat janë adresuar në projektligjin për tekstet shkollore që ka kaluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe i njejti pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Aty parashihen mundësitë e krijimit të teksteve digjitale, autorët mund të aplikojnë drejtpërdrejt në MAShT me dorëshkrimet e tyre, recensentë kompetent e të certifikuar për tekste cilësore, indeksi i çmimit dhe shpërndarjes që përcaktohet nga ministria
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy