Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka komentuar takimin mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë, Volodymyr Zelensky dhe Aleksandar Vuçiq, sot në Athinë.
Bildt, duke reaguar ndaj njoftimit të Zelenskyt për takimin me Vuçiqin, në llogarinë e tij në rrjetin social “X” ka shkruar se është pak e ndërlikuar për Ukrainën të merret me problemin e Kosovës.
“Presion i fortë pro dhe kundër njohjes. Çështja e paprekshmërisë së kufijve që tregon Zelensky është e rëndësishme, por e ndërlikuar në rastin e Kosovës”, ka shkruar Bilt, .
Për takimin e sotëm mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
https://twitter.com/carlbildt/status/1693957897632289177?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1693957897632289177%7Ctwgr%5E449cf5be0aa339cbc591e60a9061a2cd3f4dae1e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftakimi-zelensky-vuciq-bildt-presion-forte-pro-dhe-kunder-njohjes-se-kosoves%2F
Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social “X” ka shkruar se Vuçiq është takuar me Zelenskin për të ushtruar presion.
Von Cramon tha se takimi i tyre mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.
“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion Ukrainës, armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon.
Ndërsa, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, duke komentuar takimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Athinë, tha se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Zelensky është takuar sot me Vuçiqin në Athinë në kuadër të një darkë joformale që e ka organizuar kryeministri grek.