Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për letrën që dhjetëra ligjvënës amerikanë dhe të vendeve evropiane kanë nënshkruar dhe kanë kërkuar që Perëndimi të ndryshojë qasje ndaj Serbisë, me pretendimin se presioni po i bëhet vetëm Kosovës. Hill është pyetur nga VOA nëse e sheh politikën amerikane të suksesshme meqë kriza në Kosovë është përshkallëzuar derisa Serbia s’po afrohet me BE dhe marrëveshja e Ohrit s’po zbatohet, .
Hill ka thënë se politikat ekzistojnë jo vetëm për suksesin e tyre, por edhe për shkak të politikave të duhura që duhet pasur. Diplomati amerikan me përvojë të madhe në rajon ka thënë se SHBA peshon interesat e saj në formulimin e një politike dhe vazhdon me idenë se ajo që bëjnë është gjëja e duhur për t’u bërë nga vetë Qeveria amerikane.
Ai thotë se padyshim që do të dëshironin që dialogu i Brukselit të lëvizte më shpejt dhe se e kanë mbështetur Miroslav Lajcak, meqë mendojnë se është qasja e duhur dhe ka shtuar se SHBA do të dëshironte të shihte një marrëveshje të bazuar në krijimin e një Asociacioni në mënyrë që serbët që jetojnë në Mitrovicën e Veriut dhe në Kosovë të mund ta dinë se çfarë janë rregullat e lojë dhe se si do të jetë jeta e tyre.
Hill thotë se mendon që kjo është më e mira për Kosovën dhe për qëndrueshmërinë e rajonit dhe kjo është politika amerikane, që Hill thotë se mendon që është politika e duhur.
Kur ka folur për suksesin ose mossuksesin e kësaj politike, Hill ka thënë se loja ende s’ka mbaruar dhe disa gjëra duhet të ndodhin. Ai thotë se kjo është qasja e duhur dhe SHBA është krenare që përkrah BE-në.
“Para së gjithash, ju keni politika jo vetëm për suksesin e tyre, por për shkak të politikave të duhura që duhet të keni. Dhe ne peshojmë interesat tona në formulimin e një politike dhe vazhdojmë me idenë se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë nga vetë qeveria jonë. Padyshim që do të dëshironim që situata në lidhje me dialogun e Brukselit të lëvizte shumë më shpejt. Ne kemi qenë shumë mbështetës për z. (Miroslav) Lajcak sepse mendojmë se është qasja e duhur dhe do të dëshironim të shihnim një marrëveshje të bazuar në krijimin e një Asociacioni të komunave serbe në mënyrë që serbët që jetojnë në Mitrovicën veriore dhe në Kosovë të mund ta dinë vërtet se çfarë janë rregullat e lojës janë dhe si do të jetë jeta e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi një vend që e njeh Kosovën dhe dëshirojmë ta shohim një Kosovë që është në gjendje të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Mendojmë se kjo është më e mira për Kosovën dhe sinqerisht, më e mira për gjithë qëndrueshmërinë e rajonit. Pra, kjo është politika jonë dhe mendoj se është politika e duhur. Pavarësisht nëse kemi pasur sukses apo jo, loja nuk ka mbaruar, sigurisht, disa gjëra duhet të ndodhin, por unë mendoj se është qasja e duhur dhe ne jemi shumë krenarë që po mbështesim Bashkimin Evropian në këtë përpjekje”, ka thënë ambasadori amerikan për VOA,
I pyetur se cila është përgjigja e tij ndaj kritikave të tilla, Hill ka thënë se gjëja më e mirë në demokraci është që të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe shton se me gjithë respektin për autorët e letrës, por nuk pajtohet me shumë prej atyre pikave.
“Unë, e kuptoj që këto janë pikëpamje të vjetra, këto janë pikëpamje të vjetra të këtyre njerëzve. Unë respektoj të drejtën e tyre për të pasur këto pikëpamje. Por për sa i përket asaj që duhet të bëjë qeveria amerikane, çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera, mendoj se po bëjmë gjënë e duhur dhe gjithmonë vlerësoj këshillat e njerëzve të ndryshëm, por nuk mund të them se i pranoj ato gjithë kohën”, shton Hill.
Hill është pyetur edhe për atë nëse Vuçiq po e destabilizon rajonin, duke ia përmendur edhe deklarimin e ministrit serb të Mbrojtjes që tha se Shkupi dhe Podgorica mund të futen në telashe për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Unë nuk e shoh këtë si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe sigurisht nuk mendoj se zoti (Milosh) Vuçeviq ka pasur për qëllim që kjo të kuptohet kësisoj. Unë besoj dhe do të doja të shihja marrëdhënie më të mira mes vendeve të Ballkanit. Mendoj se Ballkani i Hapur është një përpjekje shumë e fortë dhe serioze në këtë drejtim. Unë mendoj se procesi i Berlinit është gjithashtu. Mendoj se është shumë e rëndësishme që vendet të jenë në gjendje të punojnë së bashku, të krijojnë modele shumë të nevojshme bashkëpunimi dhe të ecin përpara. Unë do të doja të shihja tani, për shembull, ne kemi Ballkanin e Hapur i cili, mendoj, ka qenë shumë i dobishëm për marrëdhëniet Serbi- Shqipëri, të marrëdhënieve Serbi-Maqedoni e Veriut dhe të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë. Mendoj se ka pasur shumë sukses dhe do të doja të shihja më shumë nga kjo. Sinqerisht, për sa i përket të qenit i frustruar për gjërat, mendoj se duhet të ketë më shumë përparim në këto fusha. Do të doja të shihja më shumë mbështetje nga vendet e tjera të rajonit, por edhe nga perëndimi dhe të gjithë e kuptojnë se këto vende duhet të bashkëpunojnë dhe kështu do të jenë partnerë apo anëtarë më të mirë të BE-së”, ka thënë Hill.