Oda e Stomatologëve të Kosovës ka deklaruar se me vëmendje është duke përcjellë rastin e ndodhur dje në Malishevë, ku një grua pas vizitës në një qendër stomatologjike, i është keqësuar gjendja dhe me pas ka vdekur.
Tutje thuhet se kjo Odë zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut.
“Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientes nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike.
OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoratit shëndetësor”.
REAGIM PUBLIK
Oda e Stomatologëve të Kosovës me vëmendje është duke përcjellë rastin e ndodhur dje në Malishevë, ku është raportuar për përfshirjen e një stomatologu, anëtar i OSK-së.
Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientës nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike.
OSK zotohet se pas daljes së raporteve të inspektoriatit shëndetësor në insitucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërrmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoriatit shëndetësor.