Këta janë 6 nga 10 zyrtarët ndaj të cilëve sot Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për keqpërdorim detyre

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim detyre në vitin 2019.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve me inicialet: B.R., V.B., Z.A., J.A., E.M., B.D., N.P., G.M., I.B, dhe M.G, mirëpo Koha ka mësuar se në mesin e të akuzuarve janë edhe Muhamet Gashi, Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Avdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.”

Të pandehurit akuzohen se “në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.

Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy