Demi për Qeverinë Kurti: Boll ma me vajtime e kukatje

by Nexhat

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, e ka cilësuar “qeverisje me kukamë” udhëheqjen e Qeverisë Kurti, në ditën kur kryeministri Albin Kurti njoftoi se është shtyrë nisja e regjistrimit të popullsisë, duke fajësuar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe duke akuzuar edhe regjistrimin e 2011-s si të kryer me “marrëveshje cenuese për shtetësinë”.

“Qeverisje me kukamë. Në mesin e dështimeve kolosale të kësaj qeverie, pamundësia për të mbajtur regjistrimin e popullsisë më 1 shtator 2023 për mendimin tim është një ndër dështimet më të mëdha”, ka shkruar Demi në Facebook.

banner

Demi ka thënë se Qeveria Kurti ka pasur dy vjet e gjysmë kohë të përgatitej për këtë proces. Sipas tij, “se sa seriozisht e ka kjo qeveri regjistrimin e popullsisë tregon edhe fakti qe e kanë lanë ASK-në me ushtrues detyre të Kryeshefit që nga fillimi i mandatit qeverisës”.

“Kryeministri mund të fajësoj qeveritë e kaluara se kanë mbajtur regjistrimin me një memorandum, apo të fajësoj komunat. Por fakti është se fajtori kryesorë për këtë dështim është Qeveria. Regjistrimi i 2011 ka qenë i pari në Kosovën e pasluftës dhe memorandumet me organizatat ndërkombëtare edhe kanë qenë të arsyeshme. Kjo Qeveri ka pas dy vjet e gjysmë kohë me u përgaditë, me i udhëheq vetë procedurat e prokurimit pa pas nevojë me lidhë marrëveshje me organizatat ndërkombëtare për me ja mbulu dështimet Qeverisë”, ka shkruar Demi tutje. “Boll ma me vajtime e kukatje”, ka përfunduar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy