Dyshimet për abuzim me fondin për komunitete, Avokati i Popullit nis hetimet

by Nexhat

Avokati i Popullit, ka konfirmuar se ka nisur hetimet për abuzim apo shkelje eventuale të të drejtave të njeriut nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës,  

Kjo pas ankesës së tetë organizatave jo-qeveritare nga kominiteti serb, lidhur me vendimin për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare dhe media nga Qeveria e Kosovës.

“Institucioni i Avokatit te Popullit konfirmon se ka hapur rast per hetime per çeshtjen ne fjalë”, kanë konfirmuar për Express nga zyra për media në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Dyshimet për keqpërdorime në ndarjen e fondeve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për përkrahjen e komuniteteve, i pati ngritur në gusht ish-këshilltarja e kryeministrit, Elizabeth Growing.

Këshilltarja për komunitete e kryeministrit Kurti kishte thënë se nuk është pajtuar me një vendim të Komisionit Vlerësues të Zyrës për Çështje të Komuniteteve për ndarjen e mjeteve, të cilat ishin dedikuar për OJQ dhe media në përkrahje të komuniteteve.

Gowing e kishte vlerësuar të “pambrojtshëm” vendimin e komisionit për ndarjen e fondit që peshonte rreth 500 mijë euro. Ka thënë se si pasojë, nuk do të vazhdojë të punojë në Zyrën e Kryeministrit.

“Jam krenare që vazhdoj si Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, me koordinimin e punës jetike për komunitetet e Kosovës, ruajtjen e kushtetutës së Kosovës si një demokraci moderne funksionale dhe sigurimin që paratë publike shkojnë aty ku duhet. Më vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ndjeva se mund ta ruaj integritetin dhe të vazhdoj të punoj me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Read more

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy