​Rama prezanton katër lokacione të betonuara që do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar të premten katër lokacione apo plato të betonuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, të cilat do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane.

Lagjet ku do të realizohen projektet janë: Plato 1 (Bashkësia Lokale “Dardani”), Plato 2 (“Lakrishtë”), Plato 3 (Rr. Hyzri Talla – “Bregu i Diellit”) dhe plato 4 (Sheshi “Salih Çeku” – te Xhamia në Dardani).

banner

Kryetari Rama i ka bërë të ditura edhe ndryshimet që do të bëhen në këto lokacione.

“Do t’i ndërrojmë pllakat, shtojmë gjelbërimin zonat rekreative dhe do të vendosim ndriçimin e ri”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. 

POSTIMI I PLOTE

Vazhdojmë me transformimin e Kryeqytetit🤩.
📍🚧Katër lokacione/plato të betonizuara në pjesë të ndryshme të Kryeqytetit do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane.
Do t’i ndërrojmë pllakat, shtojmë gjelbërimin🌳 zonat rekreative 👧🧒👵 dhe do të vendosim ndriçimin e ri💡.
📍🚧Lagjet ku do të realizojmë projektet,
📍Plato 1 (Bashkësia Lokale “Dardani”)
📍Plato 2 (Lakrishte)
📍Plato 3 (Rr. Hyzri Talla – Bregu i Diellit)
📍Plato 4 ( Sheshi “Salih Çeku” – te Xhamia në Dardani).
Drejtoria e Shërbimeve Publike
Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë
NPL „Hortikultura” sh.a – Prishtinë
Ilirik Musliu

PrishtinaPraktike 💙

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy