Kosova fiton të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare

by informim

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojrave Mesdhetare për vitin 2030.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se ky është një lajm fantastic jo vetëm për Prishtinën, por për të gjithë vendin.

“Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën. Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë. Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv dhe jo vetëm për mbarë kombin shqiptar”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Kreu i Prishtinës u zotua se do të bashkëpuojë me gjithë akterët për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sipas standardeve evropiane për zhvillimin e këtyre lojrave. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy