Konferenca për shtyp e Zvicrës në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku ishin të pranishëm Murat Yakin dhe Granit Xhaka ka kaluar edhe me momente gazmore.
Kapteni i Zvicrës, Xhaka që vjen nga Kosova, ka folur për përballjen, duke kthyer përgjigje në çdo pyetje që shkoi në drejtim të tij.
Zvicra shihet si favorite në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Kosovës, ndërsa njëri nga gazetarët e pranishëm i kërkojë përzgjedhësit, Murat Yakin, një marrëveshje, që ndeshja të mbyllej në barazim.
Graniti Xhaka filloi të qesh pasi e dëgjoi pyetjen, ndërsa kur ajo u përkthye edhe Yakin nisi të qeshte për disa momente për tu përgjigjur pastaj.
“Ne mund të jemi miq para dhe pas ndeshjes (qesh). Por ne jemi këtu për tre pikët”, deklaroi Yakin.
Xhaka tha se nuk ka përgjigje për këtë pyetje, duke qeshur.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 20:45.