Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.
Cholleti përmes një postim në llogarinë e tij në Twitter, bëri të ditur se është biseduar për themelimin e Asociacionit dhe partneriteti i fortë mes SHBA-së dhe Kosovës.
Po ashtu të dy kanë diskutuar edhe për takimin e 2 majit në Brukselm raporton telegrafi.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për takimin e 2 majit të liderëve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, dhe shpreha rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”, shkroi Chollet.
Ndërsa Kurti theksoi rëndësinë që Marrëveshja themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim.