Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka komentuar dëshminë e raportuesit të Human Rights Watch, kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Frederic Abrahams u detyra të pranojë se nga ato çfarë e kishte thënë për UÇK-në, ishte bazuar në raportimet e medieve serbe.
Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.
Aliu ka thënë se është tmerruese kur raportet e shërbimeve dhe medieve serbe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch, për të akuzuar UÇK-në.
“Është tmerruese kur e mendon se si raportet e shërbimeve dhe mediave serbe kanë arritur të ndikojnë dhe të konsiderohen si fakte nga një organizatë kaq e njohur botërore si Human Rights Watch.
Pra, qëndrimet e dala nga aparati i Serbisë – i cili deri në atë kohë qe pushtues herë represiv e herë opresiv, por që edhe sot e kësaj dite ka për synim shtypjen e shqiptarëve në Luginë dhe njëherit bllokimin e Kosovës – janë publikuar nga HRW, fatkeqësisht pa bërë as verifikimet e duhura në terren. Së paku kështu po del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna po i përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime”, ka shkruar ai në Facebook.
Aliu ka thënë se duhet të ketë drejtësi për çdo viktimë të krimit, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pashmangshme.
Abrahams ishte dëshmitari i 22-të, i cili ka dëshmuar në Hagë.
Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.
Megjithatë, avokatët kanë pasur kritika duke thënë se dëshmia e tij është e bazuar në opinione.
“Ne e dimë që ky dëshmitar nuk e ka të bazuar shumicën e gjërave që thotë, këtë e thënë në shënim përgatitor, e ka thënë në deklarata të ndryshme. Ai thotë “nuk e di kush e ka thënë këtë”, madje thotë se “nuk kemi pasur mundësi t’i hetonim krimet që pretendoheshin se kryheshin nga UÇK”, ka thënë në seancën e djeshme Ben Emmerson, nga pala mbrojtëse e Kadri Veselit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarit të HRË-së, Frederick Abrahams se në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja, ka cituar mediat serbe për “ndalime dhe abuzime” në vitin 1998.
Kreu i Qeverisë shprehet në median sociale “Facebook” se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Ëatch.
“Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte”, theksoi Rama./