Sot rreth orës 17:00, Policia e Kosovës kishte pranuar një informacion se në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, është vërejtur një mjet i dyshuar.
Në vendin e ngjarjes ishte vendosur perimetri i sigurisë dhe janë evakuuar qytetarët.
Sipas policisë, aty ka dalë edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, “i cili është marrë me trajtimin profesional, të sigurt dhe të kontrolluar të mjetit të dyshuar (i cili dyshohet se është lëshuar nga ajri), duke evituar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe banorët e asaj zone”.
Ndërkohë, Gazeta Express ka siguruar foton e mjetit të dyshuar që është gjetur në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një shishe birre Lvivske, brand i Ukrainës, me një tel rreth saj që u vendoset mjeteve të improvizuara eksplozive.
Foto:


