Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Pas dy xhirove, Austria kryeson grupin me gjashtë pikë. Kosova dhe Republika e Irlanda kanë nga tri pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me zero pikë.
Kosova e ka nisur edicionin me fitore ndaj Republikës së Irlandës. Në ndeshjen e dytë, Kosova ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Austrisë. Në anën tjetër, Izraeli i ka humbur të dyja ndeshjet e para. Fillimisht është mposhtur nga Austria, ndërsa më pas ka pësuar humbje nga Republika e Irlandës.

