Nëse Paul Pogba edhe në testin e dytë të dopingut rezulton pozitiv mund të dënohet për katër vjet – karriera e tij do të mbyllej

by Nexhat

Paul Pogba rezultoi pozitiv për testosteron në një test standard dopingu të marrë pasi Juventus luajti me Udinesen këtë sezon, ndërsa ai është pezulluar derisa të bëjë një test të dytë.

Mesfushori francez është pezulluar përkohësisht pasi dështoi në testin e dopingut të kryer më 20 gusht.

Lajmi doli pasditen e sotme nga agjencia ANSA, ku shkruante se Pogba kishte dështuar në një test dopingu në fitoren e Juventusit ndaj Udineses me rezultat 3-0, ku nuk luajti për asnjë minutë.

Atij iu zbuluan se kishte nivele të larta të testosteronit në analizën e tij të gjakut dhe hapi tjetër është që të analizohet edhe një tjetër test që njihet si B, për të konfirmuar rezultatin pozitiv.

Mesfushori është suspenduar përkohësisht sipas protokollit dhe nëse edhe në testin e dytë del pozitivë atëherë fillojnë problemet për francezin.

Sipas Corriere Della Serra nëse del sërish pozitiv, ndalimet e dopingut sjellin pezullime që zgjasin nga dy deri në katër vjet.

Ky dënim do të ishte një goditje e madhe për Pogban që edhe ashtu nuk po mund ta rimarrë vetën nga lëndimet.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy