Numrat tashmë dihen dhe Barcelona është konfirmuar se është klubi me shpenzimet më të ulëta në afatin kalimtar veror në mesin e 32 klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Barca shpenzoi 3.4 milionë euro, kjo është më pak se sa Young Boys (3.9 milionë euro) dhe Antwerp (10.5 milionë euro).
Sigurisht, PSG është skuadra me shpenzimet më të mëdha në Ligën e Kampionëve këtë sezon me një shpenzim total prej 349.5 milionë euro.
Administrata e Joan Laporta ka punuar shumë për të reduktuar shpenzimet e klubit dhe për të shmangur çdo telashe me ‘Fair Play-n Financiar’.
Kjo është shumë ndryshe me kohën kur president ishte Josep Maria Bartomeu, që shpenzonte 135 milionë euro për të nënshkruar me vetëm një lojtar si Phillipe Coutinho.
Sot, Barcelona ka arritur të regjistrojë pesë lojtarë cilësorë duke shpenzuar pak mbi 3 milionë euro.