Përmbytjet kanë shkatërruar plotësisht të paktën 891 ndërtesa në qytetin libian Derna. Shifrat i bëri të ditura sot agjencia zyrtare e lajmeve e vendit, duke cituar të dhëna nga një ekip i caktuar nga Qeveria e Unitetit Kombëtar.
211 ndërtesa të tjera pësuan shkatërrim të pjesshëm ndërsa 398 të tjera janë zhytur në baltë, sipas të njëjtit burim.
Më shumë se një javë pas përmbytjeve katastrofike që goditën Dernën, një qytet me 100,000 banorë në Libinë lindore, për shkak të stuhisë Daniel, Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se numri i të vdekurve arriti në 11,300 .
Rreth 10,100 persona të tjerë mbeten të zhdukur në Derna, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore, sipas shifrave të OCHA.