QUINT dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mirënjohje për komandantin e KFOR’it në Kosovë, Gjeneral Ristuccia.
Kështu, ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka shkruar për takimin me të. Aty ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill.
Në këtë takim KFOR’i ka potencuar se misioni i tyre për të ruajtur sigurinë në Kosovë mbeter kritike.
”Si QUINT+EU shprehëm mirënjohjen tonë për komandantin e @NATO_KFOR, Gjeneral Ristuccia, për punën e tij të shkëlqyer. KFOR-i mbetet një mision kritik për sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Gori.
Në Veri të Kosovës ka pasur situatë të tensionuar gjatë muajve të kaluar. Por bashkësia ndërkombëtare vazhdon të pohojë se në Veri nuk ka ndodhur deskalimi i plotë.
As QUINT+EU we expressed our gratitude to @NATO_KFORCommander, Gen. Ristuccia, for his excellent work. KFOR remains a critical mission for the security in Kosovo and in the region.@eusrbija @FranceenSerbie @usambserbia @ukinserbia @ItalyinSerbia pic.twitter.com/KBCtSyvZYB
— Luca Gori (@gori_luca) September 19, 2023