Krejt çfarë dihet deri më tani për vrasjen që tronditi Malishevën herët në mëngjes

by Nexhat

Isuf Zogaj është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer vrasje të rëndë sot në Malishevë. Zogaj dyshohet se ka privuar nga jeta shokun dhe kolegun e punës, Avni Basha. E deri tek vrasja jo zyrtarisht mësohet se ka ardhur pas mosmarrëveshje që dyshja kanë pasur në punë. E në media tashmë veçse janë publikuar fotografi ku ata shihen duke punuar së bashku në një kompani për asfaltimin e rrugëve,.

Bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha ka konfirmuar për Gazetën Express se i dyshuari është ndaluar për 48 orë

banner

E brenda afateve ligjore, tha ai se do të paraqesin edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjore, prokuroria përkatëse do të bëj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ai.

Për vrasjen që tronditi Malishevën herët në mëngjes dhanë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi për Express, se i dyshuari është vet dorëzuar në polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj, për Express.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të një pompe të derivateve në fshatin Banjë të Malishevës.

Kjo ishte vrasja e nëntë nga 1 gushti në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy