Lajm i mirë për Barcelonën, Raphinha i shpëton dëmtimit serioz

by Nexhat

Barcelona ka marrë lajme shumë të mira për Raphinhën.

 Ekzaminimet e kryera sot në qendrën stërvitore të klubit kanë përjashtuar një dëmtim serioz të futbollistit brazilian.

banner

Raphinha kishte ndjerë shqetësime në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes Brazil-Australi dhe ishte larguar nga grumbullimi i kombëtares si masë parandaluese.

Kontrollet kanë konfirmuar vetëm një edemë të lehtë muskulore, pa dëmtim serioz.

 Sipas AS, ai pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e Barcelonës ndaj Getafes më 10 tetor, megjithëse Hansi Flick mund të vendosë të mos rrezikojë me të.

Lajmi është një lehtësim i madh për Barcelonën, sidomos për shkak të kalendarit të ngjeshur që e pret ekipin gjatë muajit tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy