Policia konfirmon arrestimin e dy personave në veri

by Nexhat

Policia e Kosovës ka konfirmuar se këtë të mërkurë janë arrestuar dy persona në veri të vendit. Mësohet se të njëjtit dyshohen për krime lufte.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Zveçan e tjetri në veri të Mitrovicës.

“Kemi asistuar në arrestimin e dy personave, njëri në Zveçan dhe tjetri në veri të Mitrovicë. Të njëjtit janë dërguar në Prishtinë”, ka thënë shkurt ai.

Telegrafi po ashtu mëson se në kërkim janë edhe dy të dyshuar tjerë për krime lufte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy