-Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-kryesuesin e bordit të NPT “Trafiku Urban”, Ruhan Beha
Shpallja e aktgjykimit u bë të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dermaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Lirohet nga akuza se nuk u provua se i njëjti ka kryer veprën penale “Konflikt i interesit” nga neni 470, par.1,3 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha gjykatësja Dërmaku.
E njëjta ka njoftuar se pala e dëmtuar Lulzim Rexhepaj, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Beha fillimisht kishte kërkuar që të hapet konkursi për pozitën e zyrtarit të IT-së e pas shpalljes së konkursit, kishte insistuar dhe drejtuar kanosje që bashkëshortja e tij të punësohet në këtë konkurs.
Siç thuhet në aktakuzë, kur i dëmtuari Lulzim Rexhepaj më 23 dhjetor 2019, kishte marrë vendim për anulimin e konkursit, i pandehuri Beha kishte filluar iniciativën për shkarkimin e tij, duke e bërë draftin e vendimit për shkarkimin e tij dhe duke e kërcënuar se do të rrahë të dëmtuarin.
Për këto veprime, Beha thuhet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.