Mjeku Bajraktari thotë se aktakuza e ka dëmtuar atë dhe kolegët: Ishte joprofesionale dhe e shkruar me nguti

by informim

Pas lirimit nga aktakuza, mjeku Gani Bajraktari e ka përgëzuar trupin gjykues lidhur me shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj tij dhe 35 kolegëve të tij në rastin “Stenta 2”, duke e quajtur aktakuzë joprofesionale, e shkruar me nguti dhe për të dëmtuar atë dhe kolegët.

Një deklarim të tillë, mjeku Baraktari e bëri në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”.

banner

“Unë përgëzoj trupin gjykues sot që ishte korrekt sesa kolegët e mi që e dinin që nuk kanë bërë ndonjë faj, ata vetëm kanë referuar pacientët konform udhëzimeve administrative, asgjë më shumë. Por, fatkeqësia ishte sepse kjo maskaradë, kjo lojë zgjati më shumë se 7 vjet, dhe unë besoj se është një shembull i mirë për të mos u përsëritur nga ata që e kanë në dorë fatin e njerëzve siç ishte prokurori i rastit, i cili për fat të keq bëri një aktakuzë sharlatane, joprofesionale, të shkruar me nguti për të më dëmtuar mua dhe kolegët e mi”, tha Bajrakatari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy