“Ishte luftë e vërtetë”, bllokohet rruga drejt Banjskës, mediat lokale sjellin pamjet

by Nexhat

Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, dy të tjerë janë plagosur.

Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”, ka raportuar kossev, .

Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një duzinë policë ishin vendosur.

Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.

Sipas raportimeve tani situata është e qetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy