Akademiku serb ua sugjeron gazetarëve 3 pyetje që duhet t’ia bëjnë Vuçiqit

by Nexhat

Gazetarja e televizionit N1, Sanja Sovrilovic, ka marrë vëmendjen e konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi e ka pyetur presidentin serb se ku i kanë marrë armët dhe uniformat grupi terrorist në veri që vrau një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

Se çfarë pyetje duhet t’i bëjnë presidentit serb, sugjerime për gazetarët e N1 dhe të “Nova” ka dhënë sot anëtari i Akademisë Serbe, Dushan Teodoroviq.

Ai ka thënë së në secilën seancë gazetarët e këtyre dy mediumeve duhet t’i bëjnë tri pyetje për ta bërë Vuçiqin që të gënjej publikisht.

“A keni ditur ju dhe BIA paraprakisht për aksionin pranë Banjskës?

A i dini emrat dhe profesionet e pjesëmarrësve në aksion?

A keni ndihmuar në blerjen e armëve?”, ka shkruar Teodoroviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy