Arifi paralajmëron kaos institucional nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor

by Nexhat

Profesori universitar, Dritëro Arifi ka kritikuar mungesën e komunikimit dhe organizimit institucional në vend.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka paralajmëruar për pasoja nëse deri më 6 tetor nuk bëhet zgjedhja e presidentit.

banner

“Ne nuk e dimë çka do të ndodhë deri me të 6-tin. Vetëm në shoqëritë primitive ka shumë paparashikueshmëri. Vërehet që s’ka komunikim, s’ka organizim, s’ka procese”, tha Arifi.

Ai ka thënë se mungesa e presidentit do ta thellonte pasigurinë institucionale dhe politike, duke e përshkruar situatën si kaos.

“Ne nuk e dimë çka ka me ndodhur deri me 6-tin, po e dimë çka ndodh pas të 6-tit. Pra, një kaos total nëse nuk e kemi zgjedhur presidentin, pa institucione, duke e ditur çfarë peshe dhe çfarë teme kemi njëkohësisht”, deklaroi profesori Arifi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy