Norvegjia do t’i ofrojë 92 milionë dollarë në mbështetje humanitare për Ukrainën, njoftoi qeveria norvegjeze të martën.
Financimi humanitar synon të “sigurojë që më të cenuarit, fëmijët, refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit” të marrin ndihmë jetike, të tilla si “strehim, ushqim, ujë dhe kanalizime, arsim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje psikosociale, si dhe mbrojtje kundër seksualizimit dhe të personave të zhvendosur brenda vendit”, tha qeveria në një deklaratë për shtyp.
“Lufta brutale e Rusisë shkakton vuajtje të mëdha për popullatën civile ukrainase,” tha Ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt, duke shtuar se ukrainasit “kanë nevojë për ndihmën tonë për të kaluar një dimër tjetër lufte”, raporton CNN,
Ndihma do të shpërndahet përmes programeve ekzistuese për Ukrainën të krijuara nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq.
Norvegjia, e cila është një anëtare themeluese e NATO-s, njoftoi më parë se po dërgonte avionë luftarakë F-16 në Ukrainë. Ajo dhuroi gjithashtu raketa kundërajrore, grupe të çminimit dhe fonde shtesë për të siguruar furnizimin me gaz dhe energji elektrike në vend.