Mediat serbe: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor

by Nexhat

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, në seancën e Qeverisë së mbajtur sot, ka kërkuar nga ministrat dhe sekretarët e shtetit që deri në mes të tetorit të miratohen të gjitha dekretet dhe rregulloret që janë në proces, sepse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor, mëson N1.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se zgjedhjet parlamentare, provinciale dhe ato të Beogradit mund të mbahen më 17 dhjetor.

banner

“Kam biseduar me disa persona, disa janë pro, disa kundër, nuk mendoj se është çështje kyçe, por duhet të respektoni partitë opozitare. Ata thanë se vendi është në kolaps, se ekonomia është shkatërruar, edhe pse ekonomia është dhjetë herë më e fortë se kur qeverisnin ata, nuk jam dakord me asgjë, e pranova idenë e tyre, jemi gati për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Po ata mund të jenë, ne do të shkojmë atëherë, e dimë se si janë favoritët për zgjedhjet në Serbi, e quajnë rrëzimin e Vuçiqit”, tha presidenti i Serbisë.

Kryetari i Komunës së Kralevës, Predrag Terziq, sot ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë. Të njëjtën gjë bënë edhe kryetarët e komunave të Kuçevës dhe Smederevës, të gjithë anëtarë të Partisë Progresive Serbe.

Siç mëson N1, Terziq ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm.

Dorëheqje e ka dorëzuar edhe kryetari i Komunës së Smederevës, Jovan Beç, i cili dorëheqjen e ka dorëzuar në zyrën e nëpunësve, transmeton portali Nova.rs.

Edhe Kuçova mbeti pa njeriun e parë të komunës, për të cilën përmes një komunikate për media e njoftoi opinionin presidenti Ivan Rajiçiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy