Kadiu: Shkarkimi i Ekipit menaxhues s’bie në kundërshtim me Marrëveshjen

by informim

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, deklaroi se vendimi për shkarkimin e Ekipit menaxhues për Asociacionin, nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen me Serbisë.

Ai kritikoi zëdhnënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, që gjatë ditë deklaroi se ka tejet pak informacione mbi zhvillimet në procesin e dialogut, ndërsa sipas Kadiut, ka gatishmëri maksimale në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës.

banner

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, shkroi Kadiu në Facebook.

Sipas tij, detyra e vetme e Ekipit menaxhues ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit.

“Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, shtoi ai.

Stano ka thënë se marrëveshjet e dialogut thonë qartë se Ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.

Ai u shpreh se vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel frymën e marrëveshjeve të dialogut.

“Prandaj, vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy