Mustafa: LDK-ja e përkrahu UÇK-në, kryetarët e degëve u angazhuan në luftë

by Nexhat

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk ka pasur luftë mes UÇK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo e fundit e ka përkrahur masovikisht luftën e UÇK-së.

Mustafa, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, tregoi edhe për angazhimin e kryetarëve të degëve të LDK-së në rajonin e Prishtinës, të cilët thotë se në nëntor të vitit 1998 u mblodhën në Llapashticë, në shtabin e tij, ku morën detyra lidhur me organizimin e luftës.

banner

Mustafa theksoi se, sipas tij, angazhimi i përfaqësuesve lokalë të LDK-së në atë periudhë dëshmon për mbështetjen që kjo parti i kishte dhënë luftës së UÇK-së.

“Është shumë keq pse ka ardh deri tek nevoja që të bëhet si pyetje se ‘a ka pas UÇK-ja luftë me LDK-në’ – Nuk ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës – po ju them se Lidhja Demokratike të Kosovës masovisht e ka përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ka marrë pjesë në luftën për liri qe për të ju bindur po them se – në nëntor të vitit 1998 po flas për regjionin e Prishtinës, të gjithë kryetarët  e degëve të LDK-së në regjionin e Prishtinës që kane qenë pesë kanë ardh në Llapashticë në shtabin tim dhe kanë marrë detyra se çfarë duhet të bërë për luftën dhe të gjithë kanë qenë të angazhuar në luftë. Ata njerëz janë të gjithë të gjallë, ish-kryetari i Prishtinës është gjallë, i Podujevës, i Lipjanit, i Obiliqit, Ahmet Krasniqi ish-kryetar i Fushë Kosovës është gjallë dhe të gjithë i janë përgjigjur detyrave për luftën e UÇK-së”, u shpreh Mustafa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy