Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është arrestuar të martën në mbrëmje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet serbe.
Arrestimi i tij është bërë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ndërsa në një postim të publikuar në profilin e Pushkollit në Facebook thuhet se ndalimi lidhet me faktin se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Në të njëjtin postim, Pushkolli u ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për trajtimin e rastit dhe për mbrojtjen e të drejtave të tij

