Aksident i rëndë në Itali, 20 viktima dhe 40 të plagosur

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Itali.

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku një autobus ka rënë nga një mbikalim në Mestre në provincën e Venecias, duke përfunduar mbi binarin hekurudhor. Pas përplasjes, autobusi ka marrë flakë. Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro thekson se të paktën 20 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 40 te plagosur

banner

“Të paktën 20 të vdekur, një tragjedi e madhe. Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit por mësohet se është përfshirë një autobus. Zjarrfikësit, Polfer dhe shumë ambulanca janë në vendngjarje”, shkroi ai. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera.

Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit. Ambulanca të shumta shkuan në vendngjarje dhe u aktivizua protokolli për urgjencat e mëdha që përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy