Kurti për ngritjen e shtatores së heroit Fahri Fazliu: Mospajtimi me Serbinë okupatore e karakterizoi veprimtarinë e tij

by informim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përshëndetur ngritjen e shtatores së dëshmorit të kombit, Fahri Fazliu, në qytetin e Obiliqit.

Kurti tha se ishte vetëdija e kulluar politike për liri, tradita e mospajtimit me Serbinë okupatorë si dhe përpjekja e pandalur e lufta e vazhdueshme për çlirim, të cilat e kanë karakterizuar veprimtarinë e Fahri Fazliu.

banner

“Kërkesa “Kosova Republikë”, e thirrur nga Fahriu dhe mijëra të tjerë gjatë demonstratave të vitit 1981, nga një parullë popullore dominante e kohës tani është realitet politik me Republikën e Kosovës”.

“Fryma patriotike dhe përkushtimi në aktivizëm, të shoqëruara nga përgatitja teorike dhe konsistenca në vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare si një lëvizje nacionale emancipuese, në mënyrat siç i gjejmë të ndërthurura në mendim dhe veprim te Fahriu e te shokët e tij, janë platformë për ide dhe burim frymëzimi për secilin që i hynë rrugës së aktivizmit politik për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare”, ka shkruar Kurti, 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy