Arrin në 600 numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit

by Nexhat

Numri i të vrarëve izraelitë nga sulmet e Hamasit ka arritur në 600, shkruan The Guardian, duke cituar raportimet nga mediat izraelite.

Të paktën 600 izraelitë u vranë, duke përfshirë 44 ushtarë dhe më shumë se 2,000 të plagosur, përcjell Gazeta Express.

Forcat izraelite po vazhdojnë kundërsulmin ndaj luftëtarëve të Hamasit nëpër rrugët e Izraelit.

Më shumë se 24 orë pasi grupi militant palestinez nisi një inkursion të papritur në Izrael, shteti hebraik është kundërpërgjigjur.

Të paktën 313 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe gati 2,000 janë plagosur si rezultat i sulmeve ajrore në Gaza që nga e shtuna, thanë autoritetet palestineze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është tashmë në luftë dhe se armiqtë do të paguajnë një çmim të rëndë. Ndërkaq udhëheqësit e Hamasit thanë se janë të përgatitur për përshkallëzim të mëtejshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy