Hovenier: Armët që janë përdorur në sulmin e 24 shtatorit është e pamundur të sigurohen në tregun lokal

by Merita

“Shtetet e Bashkuara të Ametikës do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qendron pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Veriut të Kosovë”.

Kështu ka thënë Ambasadori i Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës që do të transmetohet sot.

banner

Sipas një pjese të shkurtër të shkëputur nga kjo intervistë, Hovenier ka thënë se armët që janë përdorur në sulmin e 24 shtatorit është e pamundur të blihen në tregun lokal.

“Individët që kryen sulmin, kishin armë që nuk mund të bliheshin në tregun lokal, por duhet një formë strukture shtetërore që ti ofrojë ato”, citohet të ketë thënë Hovenier, derisa ka ritheksuar kërkesën që Serbia duhet të bashkëpunojë në ndriçimin e plotë të ngjarjeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë.“24 shtatori tregoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe se duhet ecur përpara urgjentisht me arritjen e mirëkuptimit të përbashkët se si të zbatohen plotësisht në mënyrë efektive detyrimet që janë marrë përsipër nga Kosova dhe Serbia, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe në Ohër. Zbatimi i saj është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy