17
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i tha kryeministrit britanik Rishi Sunak, në një telefonatë të hënën se vendet perëndimore duhet të përmbahen nga “hapat provokues” në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, tha presidenca turke, raporton The Guardian.
Erdogan gjithashtu i tha Sunak se fuqitë perëndimore duhet të “kujtojnë premtimet e pambajtura ndaj Palestinës dhe të bëjnë atë që është e nevojshme”, tha presidenca turke.
Të dy raportohet se diskutuan gjithashtu për zgjidhjen e “krizës së rëndë humanitare” në Gaza.