Dyshohet për krime lufte në Kosovë, gjykata në Prishtinë i cakton 30 ditë paraburgim

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit me iniciale SH.L.

Ai dyshohet për veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Siç njoftohet, gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.L dhe të njëjtit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit SH.L i është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi I nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy