Vuçiq nga Pekini: Të shohim sa njerëz me prejardhje serbe jetojnë sot në Mal të Zi

by Nexhat

Serbia nuk po ndërhyn në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sot në Pekin, ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar “Belt and Road”, ai u tha gazetarëve në një deklaratë se qytetarët e atij vendi fqinj i takon të thonë çfarë të duan.

banner

“Të shohim sa njerëz me prejardhje serbe jetojnë sot në Mal të Zi. Besojmë se atje jetojnë një numër i konsiderueshëm i serbëve” – tha Vuçiq.

I pyetur për të komentuar deklaratën e ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq se është i rrezikshëm zbatimi i regjistrimit në atë vend sepse siç thuhet ideologët e Serbisë së Madhe duan ta shkatërrojnë Malin e Zi, Vuçiq tha se kjo shpreh nervozizmi i individëve në lidhje me regjistrimin.

“Nuk është e pazakontë që Gjukanoviq të flasë marrëzi. Por askush nuk është më i interesuar për këtë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kanë bërë në dekadat e kaluara, çfarë marifetesh kanë bërë” – u përgjigj Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy